Tavë me pllaqi dhe sallam

0
1

Kjo tavë me pllaqi falë perimeve dhe sallamit borgez ju garanton një shije fantastike. Recetën jua japim ne, juve nuk ju ngelet gjë tjetër veçse ta përgatisni nga duart tuaja!

Përbërësit:

  • sallam borgez
  • 1 presh (i prerë imët)
  • 1 spec i kuq (i grirë imët)
  • 1 spec jeshil (i grirë imët)
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 karotë
  • 350 gr fasule pllaqi
  • 1 degë selino
  • majdanoz
  • rozmarinë

Përgatitja:

  • Në fillim prisni në pjesë të vogla sallamin. Në një tigan me vaj ulliri skuqni preshin dhe specat. Shtoni hudhrat.
  • Më pas shtoni karotën dhe selinonë. I trazoni mirë dhe në fund shtoni sallamin.
  • Tani shtoni salcën e domateve dhe e rregulloni me kripë apo erëza të tjera sipas dëshirës. I përzieni mirë.
  • Në një tavë ku keni vendosur fasulet e përgatitura më parë, shtoni masën që përgatitët. Sipër i shtoni majdanoz dhe rozmarinë.
  • Futeni në furrë për tu pjekur, për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojeni!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here