Tavë me perime dhe kërpudha

0
45

Kombinoni perimet me kërpudha dhe përgatisni me to një tavë super të shijshme. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit:

  • 7 lugë gjelle margarinë
  • 3/4 filxhan çaji thërrime  buke
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 180 gr spinaq
  • 3 qepë
  • 250 gr kërpudha
  • 2 kungulleshka
  • 3 domate

Përgatitja:

Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 190 gradë Celcius. Shtoni një lugë gjelle margarinë në një tigan dhe vendoseni në zjarr. Hidhni thërrimet e bukës dhe gatuajini për 3 minuta. Vendosini në një pjatë dhe lërini mënjanë.

Shkrini 3 lugë gjelle margarinë në një tigan tjetër dhe skuqni miellin për 1 minutë . Hidhni në të qumështin dhe spinaqin dhe përziejini për disa minuta.
Shkrini gjalpin e mbetur në një tigan dhe gatuani qepët, kërpudhat dhe kungulleshkat e prera për 10 minuta. Hidhini në përzierjen me spinaq së bashku me pak djathë. Më pas tranferojini në një tavë, vendosni domatet e prera në feta mbi të. Hidhni thërrimet e bukës dhe djathin e mbetur. Vendosini në furrë të piqen për 35 minuta.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here