Tavë me mashurka dhe djathë

0
36

Një mënyrë fantastike për t’i shijuar mashurkat për një vakt dreke apo darke. Kombinojini me djathë sipas kësaj recete dhe do të provoni një shije krejt ndryshe të tyre.

Përbërësit janë të thjeshtë dhe mënyra e përgatitjes poashtu.169220_640x428

Përbërëit:
750 gram mashurka
1 lugë gjelle gjalpë
2 copa selino
300 gram kërpudha
1 thelpi hudhër
½ gotë lëng pule
½ lugë çaqji kripë
1 lugë gjelle qepë të grira
¼ lugë gjelle trumzë e tharë
½ gotë salcë kosi
1 gotë djathë çedar

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 176 gradë Celcius.
Zieni mashurkat në një enë me ujë të kripur. Kullojini dhe lërini mënjanë.
Në një tigan shkrini gjalpin në temperaturë mesatare. Shtoni selinon, kërpudhat e prera dhe hudhrat e grira. Skuqini derisa të zbuten. Shtoni lëngun e pulës, kripën, qepët dhe trumzën dhe gatuajini për 4 minuta.
Kombinoni mashurkat me përzierjen me kërpudha dhe hidhini në një tavë. Shtoni salcën e kosit dhe gjysmën e djathit çedar dhe përziejini mirë.
Në fund spërkatini me djathin e mbetur dhe piqini në furrë për 15-20 minuta./shije/

Komento