Supë me qiqra dhe koriandër. Ideale për ata që vuajnë nga diabeti dhe kolesteroli i lartë!

0
42

Një supë plot me vlera ushqyese. Ja si ta përgatisni: 

Përbërësit: 

300 gram qiqra
1 kokërr patate
1 maje luge curry
1 kokerr qepe
1 thelpi hudher
1 tufe te vogel koliander te fresket ose kokerr ose majdanoz
vaj ulliri
kripe, piper

Përgatitja:

Qiqrat i lini nje nate në uje dhe derdheni ujin perpara se ti gatuani. Kaverdisni te gjithë perberesit në vaj ulliri, i hidhni kripën dhe perzieni duke i shtuar nga pak uje. Nxirrni pataten, shtypeni dhe hidheni serish.

Hidhni uje te nxehte pak me shume se sa nevojitet per t’i mbuluar dhe i lini deri sa te ziejne qiqrat. Hidhini koliander te fresket ne fund. Nese s’keni koliander te fresket mund te perdorni koriander kokerr te shtypur, ose majdanoz te fresket. Ne rast se do te perdorni koriander kokerr do duhet ta shtypni dhe ta hidhni qe ne fillim.c75daa30f9183a63e163ee338f20ea7b40042461

Qiqrat jane nder ushqimet me permbajtjen me te larte ne proteina, fibra dhe minerale. Jane nje zgjedhje ideale per personat qe vuajne nga kolesteroli i larte dhe diabeti pasi kane efekt ules per yndyrnat dhe sheqerin ne gjak. Ne saje te mineraleve qe permbajne, ato konsiderohen nder ushqimet ideale per femijet dhe per sportistet.

Koliandri i fresket është ndër bimet me veti të rralla detoksifikuese për metalet e rënda si mërkuri dhe plumbi. Për kete arsye, kjo recete është ideale për femijet te cilet jane me te rrezikuar nga metalet e renda si plumbi.//BlerinaDiet/

Komento