Supë me majdanoz

0
1

Supë me majdanoz shumë e shëndetshme.

 

Përbërësit

175 gr majdanoz

40 gr gjalpë

1 patate

1 kokër qepë

3 fije selino

700 ml lëng perimesh

150 ml qumësht i paskremuar

kripë

Biber i zi

Hapat

Majdanozit ia largojmë kërcenjtë dhe më pas e grijmë hollë.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe ia shtojmë majdanozin e grirë, patatet, qepën dhe selinon.

I mbulojmë kapak dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë të ultë për 10 minuta, duke i trazuar vazhdimisht.

Shtojmë lëngun e perimeve, e mbulojmë dhe e lëmë të zihet më ngadalë për 10 minuta.

Grijmë hollë majdanozin dhe e lëmë mënjanë, më pas e hedhim në tigan dhe e vëmë në zjarr ngadalë për dy ose 3 minuta.

Përzierjën e hedhim në një grirëse perimesh dhe e lëmë rreth 3 minuta derisa të bëhet si pure.

Këtë përbërje e shtyjmë drejt kullojsës duke e shtypur me lugë druri.

E hedhim përsëri në tenxhere, shtojmë qumështin, erëzat për shije dhe e ringrohim.

E ndajmë nëpër pjata dhe secilën prej tyre e zbukurojmë me majdanozin e mbetur.

Ju bëftë mirë!

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here