Supë me karkaleca, vezë dhe domate

0
65

Një supë e shëndetshme me vetëm pak përbërës që kanë shumë vlera ushqyese. Njihuni me mënyrën e përgatitjes së kësaj supe të mrekullueshme.

steamed-egg-1Përbërësit:

  • 1 domate
  • 1 vezë
  • 3 thelpinj hudhër
  • Karkaleca deti
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:
Në një tenxhere shtoni pak vaj dhe vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare. Shtoni në të karkalecat dhe hudhrat e copëtuara. Kaurdisini për pak minuta dhe më pas vendosini në një pjatë dhe lërini mënjanë. Në po atë tigan shtoni domatet, gatuajini për rreth 2 minuta dhe më pas shtoni në të rreth 2 gota ujë.5a03306f6ed10a4b795d4fc410d35a43Rregullojeni me kripë dhe piper të zi dhe hidhni në të edhe karkalecat e përgatitur. Pasi ato të jenë gati, rrihni vezën në një enë të vogël dhe shtojeni në supë. Largojeni më pas nga zjarri dhe është gati për t’u servirur.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here