Supë me domate dhe hudhra të pjekura në furrë

0
43

Supa mbetet gjithmonë një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe plot shije. Provoni ta përgatisni me domate të pjekura për një shije akoma më të veçantë.

roasted-garlic-tomato-soup-chefdehome-14Përbërësit:

  • 1 kg domate
  • 1 bohçe hudhër
  • Vaj ulliri
  • ½ filxhan borzilok
  • 1 qepë
  • 2 gota lëng pule
  • 1/3 filxhan çaji salcë domate

Përgatitja: 
Prejini domatet përgjysmë dhe shtojini në një enë për pjekje. Copëtoni bohçen e hudhrës dhe hidhini në enën me domate. Spërkatini me pak vaj ulliri dhe vendosini në furrë të piqen përreth 40 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.
Largojini më pas nga furra, lërini të ftohen për pak minuta dhe qërojini hudhrat.
Vendosini në një blender domatet, hudhrat e pjekura dhe borzilokun e copëtuar. Transferojini më pas në një enë dhe lërini mënjanë.
Në një tigan me pak vaj ulliri shtoni qepën dhe kaurdiseni për disa minuta derisa të zbutet. Shtoni në të salcën e domates dhe përziejini për rreth 1 minutë.
Hidhni më pas lëngun e pulës dhe shtoni në të edhe masën e përgatitur me domate të pjekura.

Lërini të ziejnë për disa minuta dhe më pas largojini nga zjarri.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here