Supë me bizele dhe proshutë

0
26

Kjo supë është ajo që ju duhet në këto ditë të ftohta, ku ju nevojitet një pjatë e shijshme dhe që ju mban të ngopur gjatë gjithë ditës…

Përbërësi

  • 1 qepë
  • 1 patatepeaham
  • 300 gr bizele
  • 400 ml lëng pule
  • 200 ml qumësht
  • 100 gr proshutë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:
Vendosni një tigan me vaj në zjarr dhe shtoni në të qepën dhe pataten e grirë të prerë në copa. Rregullojeni me pak kripë dhe piper të zi dhe kaurdisini për disa minuta.

Mbulojini me kapak dhe lërini të gatuhen për rreth 8 deri në 10 minuta. Shtoni më pas bizelet dhe lëngun e pulës dhe lërini në zjarr të ziejnë derisa bizelet të zbuten.

Shtoni qumështin dhe proshutën e prerë dhe rregullojini me pak kripë dhe piper të zi.
Lërini të ziejnë edhe për pak minuta dhe supa është gati për t’u shërbyer.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here