Suksesi i fëmijës është rezultat i prapavijës sociale dhe ekonomike

0
1

Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë të lumtur.

 

Sa i përket suksesit, kjo çështje është pak më ndryshe sepse çdo fëmijë dallon nga tjetri, por, sido që të jetë, shumica e prindërve patjetër se ia duan suksesin fëmijëve të tyre.

Në fakt, kjo është arsyeja që i nxitë prindërit t’iu ndihmojnë fëmijëve me detyrat e shkollës dhe t’i dërgojnë në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore.

Në vitin 1961, thuhej se një test i thjesht që përfshinte bonbone për fëmijë mund të parashikonte se a do të bëhej fëmija i suksesshëm kur të rritej apo jo.

Si funksiononte ky test?

Fillimisht vendosej një bonbon para fëmijës dhe atij i thuhej se mund ta fitojë edhe një bonbon tjetër – NËSE pret 15 minuta para se ta hajë të parin.

Testi pohonte se nëse fëmija mund të priste, atëherë kjo shërbente si indikator i mirë që fëmija do të kishte rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe në punë.

90 fëmijë ishin testuar dhe ishin analizuar edhe pas shumë vjetëve, ndërkaq hulumtimet sugjeronin se fëmijët që kishin pritur 15 minuta për bonbonin e dytë kishin pasur më shumë përfitime.

SIDOQOFTË, HULUMTIMI KA PASUR NJË MANGËSI

Përveç faktit se janë testuar vetëm 90 fëmijë, të gjithë fëmijët e testuar kishin qenë parashkollorë në kampusin prestigjioz universitar të Stanfordit.

Thënë më thjeshtë, ata i kishin pasur kushtet shumë të mira ekonomike

Por, në një test të ri, ekipi hulumtues kishte eksperimentuar me 900 fëmijë të racave, etnive dhe gjendjeve socio-ekonomike të ndryshme.

Në këtë test kishin zbuluar se nuk është domosdoshmërish një lidhje mes fëmijëve që kanë durim të presin 15 minuta për bonbonin e dytë me sukses në jetë.

Por, sikur të mos ishte fare befasi, ekipi hulumtues kishte zbuluar se suksesi i fëmijës ishte rezultat i prapavijës sociale dhe ekonomike – asgjë nuk kishte të bënte me aftësinë për ta kuptuar se durimi shpërblehet.

Pra, fëmijët nga familje më të varfra kishin qenë më të prirë ta hanin bonbonin e parë menjëherë dhe të mos prisnin për të dytin, ndërkaq ata nga familje më të varfra nuk kishin pasur problem të prisnin 15 minuta.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here