Speca të skuqur

0
35

Shpejtë dhe lehtë…

 

Përbërësit:

1 kg speca të kuq mishtakë

3 vezë, miell

1/2 kg kos të trashë ose ajkë

djathë të troshitur

1 tube majdanoz

100 gr kaçkavall

Specat lahen, fshihen, piqen, qërohen dhe u largohen farat. Në enë me miell përmillen, futen në vezë të tundura dhe skuqen në yndyrë të nxehtë. Një e treta e specave të fërguar palosen në enë ku do të shërbehen. Mbi u hidhet kosi i përzier me djathë.

Mbi djathë hidhet majdanoz i grirë hollë. Njëlloj veprohet edhe me dy të tretat e specave radhë speca, radhë kos me djathë e mbi majdanoz.

Pasi të harxhohen të gjitha, hidhet kaçkavalli i kaluar në rende. Futet në furrë të nxehtë, vetëm sa të shkrihet kaçkavalli, pastaj sallata pritet në pjesë dhe shërbehet.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.