Sote gjeldeti

0
17

Sote gjeldeti shumë të shishme

 

Përbërësit:

500 gr mish gjedhi tul
2 speca
3 domate
200 gr jufka
1 qepë
3 të verdhë të vezës
2 decilitra ajkë
1 decilitër qumësht
150 gr miell
0,5 decilitra vaj
melmesa
kripë
Biber i zi

Hapat: 

1. Mishi i gjeldetit priten në shkopinj, ndërsa specat, domatet dhe qepa priten në katrorë, kërpudhat priten në rriska, jufkat zihen në ujë me kripë dhe kullohen nga lëngu i tepërt.
2. Mishi rrotullohet nëpër miell, fërgohet në vaj të nxehtë derisa të skuqet, e pastaj hiqet nga vaji dhe lihet në vend të ngrohtë.
3. Në pak vaj kaurdisen qepët, pastaj shtohen specat dhe kaurdisen derisa të zbuten, kur të zbuten specat, shtohen domatet dhe kërpudhat, vazhdon kaurdisja derisa të zbuten të gjitha perimet.
4. Në perimet e kaurdisura shtohet jufkat, mishi, mustarda dhe mëlmesa sipas shijës, të gjitha përzihen mirë.
5. Enë e rezistueshme ndaj zjarrit lyhet me vaj, derdhen në të përbërësit e përgatitur, rrafshohen dhe përmbi u derdhet përzierja me të verdhtë e vezës, me ajkë dhe me qumështë.
6. Piqet për 35 minuta në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
7. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.