Sorbeto pjeshke

0
14

Shfrytëzojini pjeshkët për një sorbeto të shijshme realizuar nga duart tuaja. Mësoni si, përmes recetës që ju sjellim më poshtë. Do ju japë një shije të mirë dhe ju ndihmojë shumë me tretjen… 

Përbërësit: 

  • 6 pjeshkë (të pjekura)
  • 1/2 filxhan çaji ujë
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 3 lugë gjelle sheqer (ose mjaltë)
  • 2 lugë gjelle shnaps pjeshke (pije alkoolike e ngjashme me xhinin dhe shpesh me shije dhe aromë frutash, sipas dëshirës)

Përgatitja: 

  • Nxehim ujin në një tigan të vogël dhe menjëherë sapo të nxehet shtojmë sheqerin apo mjaltin dhe lëngun e limonit.
  • Qërojmë dhe heqim farat e pjeshkëve dhe i presim në copa.
  • I shtypim pjeshkët duke i bërë pure me përzierjen e ujit dhe me Schnapps (nëse përdorni) derisa të bëhet një masë e butë.
  • Vendosim përzierjen në tasin e makinës së akullores dhe e ngrijmë.
  • E vendosim në një enë të shtrënguar fort dhe e ngrijmë për 4 orë përpara se ta shërbejmë.

/shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.