Si t’i zbardhni peshqirët e kuzhinës me këtë truk të thjeshtë

0
1917

Peshqirët e kuzhinës janë ndër gjërat më të ekspozuara ndaj njollave të gatimeve apo lëngjeve dhe larja e tyre është një problem më vete. Kjo sepse shumë njolla ushqimesh nuk hiqen as pas disa larjeve të njëpasnjëshme.

Mund të keni provuar të përdorni detergjentë zbardhues të ndryshëm, por sërish ata nuk janë pastruar nga njollat. Mbase, pasi të lexoni këtë artikull nuk do të shqetësoheni më për për këtë problem të bezdisshëm me të cilin përballeni përballeni shumë shpesh.aid5295592-728px-Keep-a-Kitchen-Towel-Clean-Step-6

Përbërësit:

  • 1 kovë ujë
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • 2 lugë gjelle pluhur zbardhues
  • 1/2 filxhan pluhur larës

Udhëzime:
Shtoni në një enë të madhe ujin dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Më pas hidhni në të vajin e e lulediellit, pluhurin zbardhues dhe atë larës.green-home-products09
Përziejini përbërësit mirë në mënyrë që të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.

Më pas, shtoni në të peshqirët dhe mbulojini me një kapak. Lërini të ziejnë përreth 3 orë dhe më pas largojini nga zjarri.

Pas kësaj, do të shihni që do të jenë larguar edhe njollat më të vjetra të cilat nuk kishit mundur dot t’i hiqnit me larjet e zakonshme.//shije/

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here