Si t’i përgatisni paninet në shtëpi

0
75

Karbohidratet janë një pejë e rëndësishme e dietës së përditshme.

Shumicën e tyre e marrim prej bukës që në ditët e sotme nuk është edhe aq e sigurtë nëse e blen në furrë. Provoni ta bëni vetë! Koha e përgatitjes: 30 minuta bashkë me pjekjen

Përbërësit për 12 copë:
● 400 g miell integral (kaf)
● 100 g tërshërë e grirë (në mikser)
● 2 lugë të vogla kripë
● 2 lugë të vogla sodë buke
● 2 lugë vaj ulliri ose luledielli
● 2 lugë mjaltë
● 300 ml birrë
● 150 ml buttermilk
– përdorni 75 g kos të bardhë + 75 ml qumësht këta përbërës, përziejini me pirun në një tas

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 220° C.

1. Në një tas përziejmë miellin, tërshërën, kripën dhe sodën.
2. Në një tas tjetër hedhim buttermilk-un, birrën, vajin dhe mjaltin.
3. Në tasin ku kemi përbërësit e thatë hedhim atë me lëngje dhe i përziejmë shpejt me një pirun për rreth një minutë, pasi meqenëse brumi ka sodë buke e cila hyn në reaksion menjëherë me lëngjet, përzierja duhet të bëhet shumë shpejt dhe të piqen në moment.bubukkekiirllaBrumi duhet të jetë i trashë, pak a shumë si ai për kek, dhe nëse është e vështirë të punohet, shtoni një lugë miell.

4. Me duart e lyera me miell ose me pak vaj, ndajmë brumin në 12 topa të vegjël, të cilët i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje dhe spërkasim secilin prej tyre me pak tërshërë. I pjekim për rreth 15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë sipër. Është mire të konsumohen menjëherë. /Living/ 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.