Si të ushqeheni për një shtatëzani të shëndetshme?

0
294
Për një shtatëzani të shëndetshme dhe pa problem ka shume rëndësi menyra e të ushqyerit. Gratë shatëzena duhet të konsumojnë mesatarisht 300 kalori më shume se normalja në ditë. Duhet të përpiqeni që të ndiqni një plan ushqimor të ekuilibruar edhe pse gjatë javëve të para mund t;ju duket e vështirë për shkak të përzierjeve.

Çfare duhet të hani gjatë shtatëzanisë?BestFoodsIntro_full

  • Zgjidhni ushqime të pasura me fibra si: drithërat(buka e zezë, orizi, makaronat integrale etj), perimet dhe frutat.
  • Konsumoni mjaftueshëm vitamina dhe minerale, ndoshta mund të merrni edhe rekomandimin e mjekut për suplemente të nevojshme.
  • Minimalisht, konsumoni 4-racione bulmet dhe ushqime të pasura me kalcium si: peshk, spinaq, majdanoz, fruta të thata etj.
  • Konsumoni të paktën 3-racione me ushqim të pasur me hekur si: mish viçi ose qengji, thjerrëza, fruta të thata, spinaq, brokoli etj.
  • Çdo ditë përfshini në menunë tuaj ushqime të pasura me vitamine C si: speca, fruta pylli, domate, lulelakër, kivi, shalqi etj.
  • Kushtojini rëndësi konsumit ditor tëacidit folik sepse luan një rol të rëndesishëm në parandalimin e defekteve në tubin neural të embrionit. Atë mund ta gjeni në zarzavatet jeshile, fasule, qiqra etj.
  • Një herë në 2-ditë konsumoni karrota, patate të embla, panxhar e kajsi sepse këto ushqime janë të pasura me vitamine A. Por kujdes, nuk duhet ta teproni me këtë sepse mund të çojë në deformime të fetusit. Evitoni melçitë të cilat kanë tepricë vitamine A.
  • Mundohuni të perfshini të gjitha llojet e ushqimeve në menune tuaj të ditës. Ju keni nevojë për 6-11 porcione me drithëra, 4 ose më shume porcione me perime, 2-4 porcione me fruta dhe 3 porcione me proteina (mish, peshk, veze).

Glass_and_bottle_o_3348829bÇfare NUK duhet të hani gjatë shtatëzanisë?

  • Kufizoni kafeinen të cilen e merrni nëpermjet kafes, pijeve të gazuara, pijeve energjike apo dhe çokollatave. Konsumoni vetëm 2 kafe në ditë.
  • Mos konsumoni alkol. Konsumi i alkolit gjatë shtatëzanisë mund të çojë në lindje të parakohshme, vonim mendor, defekte të lindjes, peshë të ulët apo deformim të tipareve. E njëjta gjë vlen edhe për
    duhanin.
  • Kujdes me yndyrën. Zgjidhni vajin e ullirit si për sallata edhe për gatim.
  • Kontrolloni ushqimet me përmbajtje yndyrash dhe kolesteroli. Gjatë shtatzanisë niveli i kolesterolit dhe triglicerideve është vetë i lartë.
  • Mos konsumoni peshq të medhenj sepse kanë nivel të lartë merkuri. Një nivel i lartë merkuri mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor.
  • Evitoni qumeshtin e pa-pasterizuar apo produkte të qumeshtit të pa-pasterizuar.

Çfare të hani kur nuk ndjeheni mirë gjatë shtatëzanisë?Pregnant-Woman

Është e natyrshme që gjatë shtatzenise mund të keni perzierje apo diarre në orët e mëngjesit. Ka moment që nuk ju shkon në mend të fusni gjë në gojë. Në të tilla raste provoni:

 

  1. Të konsumoni krekera ose bukë të thekur pa u ngritur akoma nga krevati.
  2. Hani pak edhe shpesh.
  3. Pini shumë uje, të pakten 8-gota ujë në ditë.
  4. Nese keni diarre konsumoni banane, oriz të bardhe dhe bukë të bardhë.

/stildhejetese/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here