Si të shpëtojmë nga qimet që mbeten nën lëkurë (nga depilimi)

0
466

Si të shpëtojmë nga qimet që mbeten nën lëkurë me 5 mënyra të thjeshta…

Këto janë qime që nuk arrijnë të rriten jashtë lëkurës por mbeten brenda nën folikula.
Kjo mund t’i ndodhi të gjithëve herë pas here, por e rëndësishme është t’i trajtosh në mënyrë që të mos infektohen dhe acarohen. Ja 5 mënyra qe s’duhen lënë pas dore. 

poza-varice

  1. Eksfolimi.

Bëni skrab 2 herë në ditë. Skrabi eliminon qelizat e vdekura që bllokojnë lëkurën dhe poret të funksionojnë si duhet. Masazhi duhet bërë në mënyrë delikate sidomos në zonën ku ka qime të tilla. Kini parasysh që sa më delikat të jetë masazhi, aq më shumë duhet të zgjasi. Përdorni një dorezë, dhe masazhin bëjeni në drejtim të ndryshme ose formë rrethore, jo vetëm në një drejtim.

  1. Aspirina

Merrni disa aspirina, shtypi dhe bluaji imët. Përzieje këtë masë me pak ujë derisa të formohet një pastë. Lyeni me këtë pastë vendet që ju interesojnë (pasi ta keni lare mirë lëkurën me një sapun anti-bakterial). Mbajeni rreth 30 minuta (derisa të thahet), pastaj lajeni me ujë të vakët.

  1. Kompresa

Mbani për disa minuta, një kompresë të lagur me ujë të ngrohtë. Shtypeni pak me dorë në vendet ku keni qime të mbetura, dhe mbajeni ashtu derisa te ftohet, ngroheni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë disa here, derisa ato qime të vockla t’i afrohen sa më shumë sipërfaqes së lëkurës. Nëse nuk ka ndryshime për 10-15 minuta, provoni një mënyrë tjetër.

  1. Piskatore

Pasi keni bërë kompresat e mësipërme, merrni një piskatore te dizinfektuar, dhe ndihmoni pastrimin e qimeve me të. Përdoreni me kujdes në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën.

  1. Anti-bakterialët (antiseptikët)

Përdorni produkte të tilla që përmbajnë anti-bakterialë. Sapun bimor me vajra esencialë, vajra natyrale të bajameve të ëmbla përzier me vaj esencial. Këto do ju mbrojnë nga acarimet apo infeksionet, dhe do e mbajnë lëkurën shumë të butë dhe të lëmuar.

Këshilla të tjera

  1. Mos vishni shpesh rroba të ngushta.
  2. Para depilimit sigurohuni që qimet të jenë pak të rritura, sa më të rritura të jenë, aq më pak shanse kanë të mbeten nën lëkurë.
  3. Gjithmonë zbuteni lëkurën me ujë të vakët para depilimit (asnjëherë mos bëni depilim me lëkurë të thatë).
  4. Sigurohuni që makina e të jetë e pastër (e sterilizuar) para përdorimit, për pjesën e bikinit përdorni çdo herë një brisk të ri.
  5. Nëse krijohet skuqje apo acarim menjëherë aplikoni një vaj 100% natyral, pasi janë shumë qetësuese dhe anti-bakteriale të fuqishme, mbi të gjitha nuk i bllokojnë poret.
  6. Depilimi me dyllë (aq më mirë nëse është i pregatitur vetë) është shumë efikas dhe më i këshillueshëm. /lajme.gen.al/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here