Si të shoqërojmë verën me akullore

0
16

Të kombinosh një gotë verë me akullore është një kombinim i vështirë po aq sa edhe i goditur.

Shpesh herë nëse duam të pimë gjatë kohës që konsumojmë një akullore mund të zgjedhim gin, whiskey, vodka apo dhe kafe, por tashmë dhe në rastin kur pëlqejmë të konsumojmë verë mund ta bëjmë lirisht.

Ja cilat janë disa kombinime që ne iu sugjerojmë:

Akulloret me çokollatë, kafe, apo snickers mund ti shoqërojmë me verë të kuqë, si syrah (shiraz) një verë me  trup të plotë, e pasur me aroma frutash dhe e thatë.

Akulloren me vanilje mund ta shoqërojmë po ashtu me verë të kuqe, në ketë rast kemi primitivo (zinfandel) një verë me % alkooli të lartë ose Primitivo di Manduria me ëmbëlsinë e tij natyrale. Mund të zgjedhim po ashtu verë të gazuar prosecco, e cila preferohet dhe për akulloret me fruta të thata.

Verërat rosè, riesling, moscat mund të shijojnë akoma dhe më shumë shoqëruar me akullore frutash si luleshtrydhe, pjeshkë apo sorbetto agrumesh.

Për adhuruesit e verës dessert, kombinimet më të mira janë me akullore vanilje ose akullore të kripur karameleje.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.