Si të rregulloni tarracën e vogël: Kështu më së miri do të shfrytëzohet hapësira e kufizuar!

0
35

Shtoni edhe disa imtësi, fanarë, llamba zbukuruese për dëfrim, qirinj e të ngjashme.

Në ballkon mund gjithashtu t’i vendosni edhe disa tepihë të vegjël, në mënyrë që të krijoni ambient më të këndshëm.

Në ballkonet e vogla rregullimi është problem shumë i shpeshtë. Këtu nuk mund të vihen mobilie të mëdha, as gjëra të shumta, prandaj është e nevojshme të mendohet mirë te zgjedhja e tavolinave dhe karrigeve dhe të disa imtësive të tjera.

Është me rëndësi që në ballkon të vogël të mos vendosen mobilie të mëdha në mënyrë që të keni vend për kalim, por edhe për ulje dhe pushim.

Te ballkonet e vogla duhet zgjedhur tavolinë dhe karrige të dimensioneve të vogla. Tani ka shumë zgjedhje me të cilat do të jeni të kënaqur edhe me komoditetin dhe dukjen.

Dëshironi që të vendosni edhe pak qirinj dhe të sillni natyrën në ballkonin tuaj, përdorni saksi varëse dhe ato të cilat mundeni t’i varni në gardh.

Gjithashtu, mund të zgjidhni edhe policën e cila montohet në mur dhe saksitë me lule t’i vini në të.

Shmangni saksitë e dyshemeve, sepse do të mund t’ju pengojnë. Shtoni edhe disa imtësi, fanarë, llamba zbukuruese për dëfrim gjatë mbrëmjeve, qirinj e gjëra të ngjashme.

Në ballkon mundeni gjithashtu të vendosni disa tepihë të vegjël, në mënyrë që të bëni ambientin më komod.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.