Si të përgatisni pogaçe të mbushur

0
83

Si të përgatisni pogaçe të mbushur shumë e shishme.

 


Përbërësit

600 gr miell

1 tharm buke i freskët

3 decilitra qumësht

150 gr gjalpë

2 vezë

300 gr gjizë

150 gr rriska mish gjoks pule

1 lugë susam

1 lugë afion

1 lugë e vogël sheqer

pak kripë

Rigon

melmesa

Hapat

Në një enë bashkohen qumështi i vakët, tharmi i freskët, sheqer dhe 1 lugë miell, të gjitha përzihen mirë dhe lihen në vend të ngrohtë për të ardhur.

Në një enë tjetër derdhet gjysma e miellit, shtohet tharmi i ardhur, gjalpi dhe veza. Gradualisht shtohet mielli i mbetur dhe ngjishet me duar derisa brumi të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë.

Brumi i ngjeshur lihet në vend të ngrohtë, në mënyrë që të dyfishohet masa.

Brumi i ardhur ngjishet dhe ndahet në tri kuleç, çdo kulaç t’hollohet dhe në tetë trenkëndësha.

Në gjizë shtohen mëlmesa të përziera dhe rigon, përzihen mirë.

Në secilin trekëndësh vendoset nga një rriskë përshutë dhe nga një lugë e vogël e mbushjës nga gjiza, bëhet role në atë mënyrë që të fitojë pamjën e kilës.

Tava e rrumbullakët lyhet me gjalpë dhe spërkatet me miell, e pastaj në të renditen kiflet në formë rrethore, njëra afër tjetrës, në mënyrë që mesi të mbetet i zbrazët.

Kiflet e tjera priten përgjysmë dhe me to mbushet pjesa e mesme e tavës, kiflet e prera vendosen me maja përpjetë.

Pogaçja e përgatitur lyhet me vezën e tundur dhe spërkatet me susam e afion, piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 250 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.