Si të përgatisni omëletë picë

0
111

Omëleta është gjithmonë një vakt ideal për mëngjes. Ajo mund të përgatitet në forma të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm. Fëmijë kemi picë sot për mëngjes!

omelette-pizza7Përbërësit:  

  • 6 vezë
  • 200 gr kaçkavall të grirë
  • 500 ml qumësht
  • 1 domate
  • 1 lugë me miell misri
  • Ullinj
  • Rigon
  • Vaj
  • Kripë

Përgatitja: 
Shtoni në një enë të madhe vezët, qumështin, miellin dhe pak kripë dhe trazojini së bashku. Vendosni një tigan me pak vaj në zjarr dhe shtoni në të masën e përgatitur.

Gatuajini derisa vezët të mpiksen plotësisht dhe më pas kthejeni omëletën edhe nga ana tjetër.
img_5463Hidhni mbi të ullinjtë dhe domaten e prerë në feta, djathin e grirë dhe pak rigon.

Lëreni edhe për rreth 2 minuta dhe më pas transferojeni atë në një pjatë për servirje.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here