Si të përgatisim vaj kamomili

0
69

I përzier me vaj kokosi cilësitë e tij terapeutike shumëfishohen. Me të mund të bëni pastrimin e makijazhit, masazh fytyre (në raste acarimesh dhe skuqjesh) dhe masazh trupi para se të flini për të pasur një gjumë më të mirë e të lehtë.

Vajin e kamomilit mund ta përdorni edhe për flokët (para dhe pas dushit). I mban shumë të butë dhe me shkëlqim, plot vitalitet.

shutterstock_105643931Por, si ta përgatisim vajin e kamomilit nëpërmjet infuzit?

Ja mënyra:
Si fillim sigurojmë lule kamomili të thara, më pas marrim vaj ulliri të pastër ose vaj bajamesh të ëmbla. Vaji i bajameve këshillohet më shumë pasi nuk ka aromë të theksuar dhe mund të zbutet fare lehtë nga aroma e luleve të kamomilit. Aroma e luleve të saj do të shërbejë për të dhënë më pas efektin aromaterapi.

Meqenëse lulet janë të thara, është mirë që vajin e bajames ta ngrohim pak në banjë-mari (vaji nuk duhet të nxehet). Në një shishe të gjerë hedhim 1/4 lule kamomili dhe 3/4 vaj bajamesh. E mbyllim mirë tapën e shishes dhe e ruajmë në një vend të errët e të thatë. E lëmë kështu për 1-2 javë pa harruar ta përziejmë herë pas here. Pas 1 apo 2 javësh e kullojmë, e ruajmë në një shishe të errët dhe e përdorim për gjërat e mësipërme që shkruam më lart.

Lule kamomili, vaj bajamesh të ëmbla dhe vaj kokosi mund të blini në dyqanin “Bimë Mjekësore”. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.