Si të organizoni një festë kur nuk keni shumë kohë ose buxhet

0
26

Dëshironi në plan të organizoni një festë, të cilën miqtë tuaj do ta mbajnë gjatë mend.

Ajo lloj mbrëmjeje për të cilën gjithkush e përmend dhe një javë më pas sepse ushqimi ishte kaq i mirë, atmosfera e ngrohtë dhe detajet kaq special? Sa e ëndërrojmë, sidomos ne gratë…

Në fakt, jemi kaq të zënë, saqë nuk po gjejmë kohë t’i dedikohemi tërësisht. Ndiqni 10 rregullat e Alice Levine dhe Laura Jackson, prezantuese në televizion dhe ambasadore të McArthurGlen.

Dekorimi

Lulet e ngrënshme kanë pamje vërtet speciale, kështu që ia vlen t’i blini. Mund të përdorni dhe ushqime të zakonshme si buka me ngjyra apo shije të ndryshme.

Fillimi

Kaloni në toster pak bukë dhe bëni brusketa. Thjesht blini domatet dhe borzilokun më të mirë që mund të gjeni dhe hidhuni sipër kripë dhe piper. Është një fillim i mirë dhe shumë i lirë. Ose mund të ndërtoni varka të vogla me sallatë të mbushur me avokado dhe feta limoni.

Pjata kryesore

Mos i komplikoni gjërat. Një herë menduam të bënim qingj të gatuar ngadalë, mjaft e lehtë për t’u bërë, por ndërkohë mendonim se do të na duhej shumë kohë. Doli që ishte një nga pjatat më të thjeshta dhe më të shijshme që kishim bërë ndonjëherë.

Investoni në gjërat e rëndësishme

Blini makarona linguine dhe vaj ulliri. Mund të blini perime të këndshme që janë dhe të lira, por ndoshta mund të blini dhe ndonjë kuti interesante të kripës që mund të zgjasë në kohë. Bëhet fjalë për të zgjedhur se në çfarë përbërësish “ta mbani dorën” dhe në çfarë të mos kurseheni.

Fokusohuni tek sallata juaj

Njerëzit e mendojnë sallatën si një tufë fletësh jeshile, por po të shtoni feta portokalli të kuq dhe domate të vogla të bukura, ndryshon gjithçka. Mos kini frikë të eksperimentoni.

Dekorimi i tavolinës

Arma jonë sekrete janë pecetat e lira për çaj. Disa janë të bardha me vija të kuqe, i hekurosim që të jenë të ngrira, dhe i vendosim në tavolinë. Të gjithë pyesin nga i kemi marrë. Gjeni lule të vogla dhe vendosini në vazo në tavolinë. Vendosni pak rozmarinë apo livando në pecetën mat në tavolinë, do t’i japë dhomës edhe aromë të mirë gjithashtu.

Gjërat e shtëpisë janë të këndshme

Nganjëherë vendosim komposto në vazo dhe i vëmë si ushqim shtesë. Ose bëjmë vaj ulliri me aromë rozmarine, mjaft i lirë dhe i lehtë për t’u bërë.

Ambient

Mos e lini të duket si një dhomë pritje sterile të një doktori.  Mos përdorni asnjëherë ndriçim qendror dhe dritë të lehtë qirinj gjithandej. Përdorni ambazhurë të këndshëm cepave dhe rregullojeni dhomën në një mënyrë që ta vini tavolinën në qendër të vëmendjes. E bën ambientin të duket special. Njerëzit e bëjnë këtë për Krishtlindje, lëvizin mobiljet, çka mund t’u kushtojë 10 minuta kohë.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here