Si të ndalim lemzën

0
178

Tkurrja e diafragmës shkakton lemzën. Ajo mund të shkaktohet për shumë arsye, për ngrënien e tepërt, konsumimin e alkoolit si edhe emocionet e papritura.

Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes.

Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar lemzën, nëse zgjat më tepër se disa minuta, manovrat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:

  • Merrni frymë në një qeskë letre
  • Bëni gargarë me ujë të ftohtë
  • Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 20 sekonda
  • Pini ujë të ftohtë me gllënjka të vogla

largea_51c9f06f7b3e42549a909595d8630c781423523109

  • Hani një lugë sheqer
  • Kapeni gjuhën me një napë me gishtin e madh dhe atë tregues dhe tërhiqeni jashtë
  • Mbani një copë akull për rreth 1 minutë pranë “Mollës së Adamit”. /ikub.al/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here