Veshjet  e lëkurës janë gjithmonë “IN”, në çfarëdo llojë moti e kohe. Dorashkat, xhupi, xhaketa, këpucët apo çizmet e lëkurës janë disa prej veshjeve që mund të keni në garderobën tuaj. Por lëkura është një material që kërkon kujdes të veçantë.

Më poshtë do të lexoni këshilla si të mbani rrobat e lëkurës në gjendje të mirë.

Mbroni rrobat tuaja para se t’i vishni ato.

Parandalimi është forma më e mirë e mbrojtje.

Zgjidhni metodën tuaj të pastrim në bazë të vlerës së produktit

Lëkura njësoj pastrohet, por kujdesi që do të tregoni ndaj një xhakete nuk mund të jetë i njëjtë me kujdesin që mund të keni për një palë dorashka. Lëkurën mund ta pastroni me pak sapun të lëngshëm dhe më pas ta fshini me copë të thatë.

Nuk duhet ta lejoni të ketë kontakt të drejtëpërdrejtë me nxehtësi

Lëkura është material delikat dhe nuk duhet ta afrojmë afër zjarrit apo temperaturave të nxehta,si për shembull nuk duhet asesi ta thani me tharësen e flokëve.

Bëni provë në një cep para se bëni diçka në lëkurë

Përpara se të bëni diçka mbi lëkurë bëni një provë në një cep të vogël që nuk është i dukshëm.

Mos i zhysi kurrë në ujë

Mos harroni, uji e ndryshon në mënyrë drastike lëkurën. Gabimi që shumë njerëz bëjnë tek pastrojnë lëkurën e tyre është që e lagin shumë atë. Lëkura është material delikat dhe nuk duhet ta zhysni në ujë kurrë.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here