Si të gatuani vezë të mbushura me mish pule

0
1

Ja se si mund të gatuani vezë të mbushura me mish pule.

 

Përbërësit

  • 4 vezë
  • 150 gr mish pule
  • 1 lugë mustardë
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë majoneze
  • 1 katrorkë mish pule për supë
  • 1 tranguj te vegjel turshi
  • 2 ullinj te zinj
  • melmesa
  • Biber i zi

Hapat

Katrorka me mish pule për supë shkrihet në 5 decilitra ujë, shtohet mishi i bardhë i pulës dhe zihet derisa mishi të zbutet tërësisht.

Kur të zbutet mishi, hiqet dhe kullohet nga lëngu i tepërt, vezët zihen, lihen të ftohen, qërohen dhe priten përgjysmë për së gjati, u hiqen të verdhtë.

Në enë të veçantë tunden të verdhtë e vezëve, mishi i pulës, majoneza, gjalpi, mustarda dhe trangulli.

Shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha shtypen në blendar, masa e përgatitur lihet të qëndrojë në frigorifer.

Mbushja derdhet në shiringë kuzhine dhe me shiringë mbushen të bardhtë e prerë të vezëve, përmbi dekorohen me rrathë ullinjsh.

Ju bëftë mirë!

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here