Si të gatuajmë patate me pana në furrë

0
684

Për të patur një sukses dhe nje realizm të plotë të recetës na duhen këto produkte.

 

4 patate te medha
500ml pana për kuzhine e lengëshme
100gr djath parmixhano i grirë
gjalp
kripë dhe piper.

Përgatitja:
Qerojmë dhe lajme në ujë të rrjedhshëm patatet duke i prerë në feta shumë të holla me ndihmen e nje thike apo të një qeruese patatesh. I vendosim në një enë të thellë duke i shtuar edhe panën e kuzhinës të lëngshme dhe i perziejmë mirë derisa të gjitha fetat e patateve “të jenë veshur” në pana.

Lyejme me gjalp një tavë të rrumbullaket qelqi (ose katrore) dhe formojmë me patatet 4 shtresa, u hedhim kripë, piper dhe djath parmixhano, shtojmë katër shtresa të tjera patatesh dhe kështu me rradhë derisa të gjithë përbëresit të kenë përfunduar. Se fundi, e spërkasim siperfaqen me djathin parmixhano të mbetur.

I pjekim në furrë të parangrohur ne 175 grade celcius për rreth 1 orë e gjysmë derisa patatet të jenë zbutur dhe të kenë marrë një ngjyrë të artë në siperfaqe.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.