Si të dalloni nëse keni mish të huaj në hundë

0
506

Polipet nazale ose mish i huaj në hundë janë masa beninje të cilat nuk shfaqin dhimbje, por kanë komplikacione të tjera në rrugën e frymëmarrjes.

Sinusiti kronik shkaktohet zakonisht nga prania e këtyre masave.  Rritja e masës beninje mund të bëhet shkak për bllokimin e rrugëve nazale dhe sinuseve.

Ja simptomat më të përhapura të polipeve nazale…

  • Skuqja e hundës
  • Rrjedhje uji në hundë
  • Probleme me nuhatjen
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje nofullash
  • Gërhitje shumë e bezdisshme

Nëse këto simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë duhet të shkoni tek mjeku.

31db7b73146f824e1480c43186dc0f0f_nasal_polyps1-863-430-cNëse keni shenjat e mëposhtme duhet të shkoni menjëherë tek mjeku:

  • Frymëmarrje jo e rregullt
  • Simptoma të përkeqësuara
  • Probleme me shikimin
  • Temperaturë e lartë

Komplikacionet që shkaktohen
Gjendja e komplikacioneve në rrugët e frymëmarrjes rrit rrezikun për të patur komplikacione të tjera si astma, fibroza cistike dhe sinusitet alergjike fungale.

Por rritja e madhe e këtyre masave beninje dhe mos kontrollimi tek mjeku rrit rrezikun për t’u prekur nga Sindroma Churg Strauss- një sëmundje e cila shkakton inflamacion të enëve të gjakut.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here