Si të bësh sanduiçin kuban

0
31

Fansat e çmendur të filmave e njohin shumë mirë aktorin dhe regjisorin Jon Favreau, i famshëm për interpretimin në “Swingers” apo në trilogjinë “Iron Man”, por Favreau në vitin 2014 ka lujatur edhe rolin e një shefi kuzhine në filmin me titull “Chef”.

Në këtë film tregohet historia e një shefi shumë të famshëm që humb gjithçka dhe i duhet të rinisë çdo gjë nga e para, duke marrë një rulot ku bën ushqime të shpejta së bashku me një koleg të vjetër dhe djalin e tij të vogël.
54ab5dd0e58f10fa91cb5dcc75a6e4ffNëse e keni parë filmin, duhet të dini se aty ka një pjesë të rëndësishme edhe sanduiçi kuban dhe aktori ka vendosur ta zbulojë recetën e tij.

Ja si përgatitet sanduiçi kuban:
– Shpatulla e derrit kriposet, e marinuar me mojo (salcë kubane që përmban hudhra, vaj ulliri dhe portokall) dhe e pjekur në 170 gradë
– Pas pjekjes, lihet të pushojë, të ftohet e më pas pritet në feta të holla
– Fetat e prera të shpatullës së derrit futen te buka së bashku me proshutë, djathë pice, kastraveca turshi dhe mustardë
– Nxehni paraprakisht tostin dhe lyjeni me gjalpë në të dy anët. Fusni brenda sanduiçin kuban, shtypeni mirë dhe lëreni derisa të shkrijë djathi dhe buka të jetë sheshuar.
– Sanduiçi kuban do të jetë gati për 10 minuta.

30428_cuban_sandwich//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here