Si të bësh një kantinë vere në shtëpi si një somelier i vërtetë

0
48

Temperatura, lagështia, prezenca e ulje-ngritjeve termike, sipërfaqja për metër katrorë që keni në dispozicion. Këto dhe shumë të tjera janë aspektet që duhet të mbani ndër mend nëse ju adhurues të verë doni të bëni një hapësirë më shumë në shtëpi për etiketat tuaj.

Si ta ruani verën në shtëpi?
Nëse keni në dispozicion një bodrum, një dollap, apo një dhomë lojërash të pashfrytëzuar tashmë keni një avantazh të mirë për përgatitjen e kantinës saj në shtëpi. Përndryshe, ju duhet të shikoni brenda katër mureve të saj për të gjetur një vend ku nuk ka ndryshime të mëdha të temperaturës dhe ku është e mundur që të mbani një nivel konstant të lagështisë për të parandaluar tharjen e tapave të shisheve, që mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në përmbajtjen.home_image

Pastaj, zona që do të ndahet për “kantinën” duhet të jetë e freskët (ndoshta rreth 16°C, maksimumi 18°C), të jetë e pastër, sa më larg të jetë e mundur jo vetëm nga burimet e ngrohjes, por edhe për shkak të rrezatimeve të lehta, si dhe dridhjeve të shkaktuara nga zhurma të forta ose nga trafiku rrugor.
Një tjetër masë paraprake dhe shumë e rëndësishme është edhe distanca nga prodhimet shtëpiake, detergjentët, tretësit, ngjyrosësit.

Si t’i rregulloni shishet
Pasi të keni zgjidhur problemin ‘ku’, tani pyetja shtrohet se “si ta mbani verën në shtëpi”. Ka shumë zgjidhje të ndryshme entuziaste edhe për buxhete të vogla: raftet e drurit janë më të preferuar për veprimin e tyre termik izolues.

Ashtu siç preferohet rregullimi i shisheve horizontalisht, sidomos kur është fjala për verëra që kërkojnë të vjetërohen. Përndryshe, nëse preferoni verëra të reja gati për t’u pirë, mund t’ia lejoni vetes “luksin” për të mbajtur shishet vertikalisht, për aq kohë sa nuk do t’i mbani pa konsumuar shumë kohë pasi t’i keni blerë.Martinfilledlow
Nëse jeni të detyruar për arsye të ndryshme që t’i mbani shishet drejt, ajo që po bëni është thjesht të merrni paraasysh edhe rrezikun tuaj për të luajtur me cilësinë: ju duhet të mbani në mend se, në parim, shishet e mëdha kanë tendencë ta përballojnë më mirë ndonjë “keqtrajtim” të caktuar në kontrast me ato më të vogla.
E bardhë, e kuqe, me gaz, rajonet, varietetet e rrushit? Si do ta organizoni kantinën tuaj, është thjesht çështje zgjedhjeje. Ju jeni përgjegjës për këtë hapësirë, për të përcaktuar kriteret e vendosjes së etiketave, në varësi të shpeshtësisë së përdorimit ose, më thjesht, për shijen tuaj!

Në treg mund të gjeni fare lehtësisht edhe kabinete termike, në veçanti për ruajtjen e verës. Zgjidhjet më të avancuara, për më tepër, kanë kontroll mbi lagështinë dhe temperaturën në mënyrë që të përgatiten që në fillim situatat optimale për shërbimin.
Në qoftë se për ju vera është diçka me të vërtetë e denjë për t’i kushtuar vëmendje të veçantë, atëherë është mjaft e kuptueshme që duhet të mendoni për të projektuar sisteme të posaçme për të siguruar ruajtjen e duhur të verës.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here