Si të bëni vetë suxhukun më të shijshëm

0
22

Mund t’i shoqëroni me vezë, me perime të skuqura apo me pure patatesh. Diferenca është se ju do t’i përgatisni vetë në shtëpinë tuaj.

Mund të tingëllojë si diçka të cilën nuk mund t’a realizoni dot, por në fakt është shumë e thjeshtë dhe për më tepër shija e tyre nuk krahasohet me atë që ju bleni nëpër supermarkete.

Ja si të bëni vetë suxhuk në shtëpinë tuaj:
Filloni me bazën e mishit të vici
Suxhuku i mirë ka nevojë për mish me yndyrë. Dhe yndyra e mishit në sallam do të thotë shije. Rreth 1 kilogram mish është pikënisje e mirë.
Seksioni i kripës dhe piperit të zi
Për përgatitjen filloni me bazat: 1 lugë e gjysëm çaji kripë dhe ½ lugë çaji piper i zi për çdo kilogram mish.
Seksioni i erëzave
Para se të filloni përzierjen e mishit me kripë dhe piper shtoni fillimisht në kuzhinën tuaj në rast se mungojnë rozmarinë, trumzë apo borzilok. Një lugë çaji me piper të kuq dhe spec i kuq, fara kopre, një lugë çaji hudhër e grirë i japin sallamit shije italiane.
Një vezë, përziejini dhe lërini të qetësohen
E vetmja gjë tjetër që ju duhet është një kokërr vezë, për të ndihmuar në mpiksjen e masës së sallamit që të qëndrojnë bashkë të gjithë përbërësit. Shtojeni vezën në përbërës të cilët i keni vendosur që të gjithë në një enë, dhe filloni t’a kombinoni atë me duart tuaja.
Pastaj lëreni masën e krijuar për 15 minuta dhe ndajeni në dy pjesë të mëdha, të cilat më pas do t’i ndani në seksione më të vogla, siç janë sallamet e blerë.


Dora e fundit dhe shija e mrekullueshme
Vendosni një tigan të mesëm në ngrohje me temperaturë të lartë fillimisht më pas të mesme dhe shtoni në të vaj. Shtoni në të një suxhuk për të parë nëse vaji është nxehur siç duhet. Më pas vendosini copët e suxhukut që të skuqen duke i lënë nga 4 minuta në secilën anë të tyre, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.