Si të bëni picë patate me proshutë

0
26

Nëse jeni mësuar që të bëni një brumë tradicional pice, ne ju japim një alternativë tjetër. Mund të duket krejt pa rëndësi çfarë brumë përdorni, por në fakt, përveç përbërësve, brumi ka një rol në shijen e picës.

Me këtë recetë do ta kuptoni ndryshimin!
Përbërësit:
2 patate të mëdha
1 vezë
Bukë të grirë
Kripë
Piper
Gjalpë
Për mbushjen:
Proshutë
Djathë mocarela
Borzilok të freskët
Domate me feta
Përgatitja:
Ndizeni furrën që të ngrohet, para se të nisni me recetën. Patatet vendosini të ziejnë. Më pas, pastrojini nga lëkura. Shtypini në një tas. Shtoni përbërësit e tjerë të brumit, 1 vezë, bukë të grirë, kripë dhe përziejini mire me patatet. Masën që përgatitët hapeni në tepsinë ku keni vendosur një letër pjekjeje.
Piqeni në furrën e ngrohur deri sa brumi i patates të marrë ngjyrë të artë. Kur brumi është gati, nxirreni nga furra dhe vendosni fetat e proshutës, djathit mocarela, domates dhe borzilokun e freskët. Futeni dhe pak minuta në furrë, që të piqen përbërësit mbi picë. Ju bëftë mirë!//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.