Si të bëni kërpudha të thata

0
29

Ju mund t’i blini ato të freskëta por nuk janë të rralla rastet ku mund ta gjeni veten duke përdorur kërpudha të thata,  pasi nëse ruhen mirë ato mund t’i gjeni në çdo stinë.

Ne do t’ ju japim disa këshilla për të bërë kërpudha të thata në shtëpi, porcini ose champignon.

Pastroni mirë kërpudhat me një thikë dhe një furçë të thatë, pa i larë. Ndani trupin nga koka dhe i prisni ata veç e veç në feta të trasha rreth gjysmë centimetri. Shpërndani fetat, pa u prekur me njëra tjetrën, në një rrasë druri ose në një tabaka të mbuluar me një leckë dhe i vendosni në diell ose në një vend të ngrohtë, të thatë e me ajrim.

Kur fetat të fillojnë të thahen, i ktheni në anën tjetër  në mënyrë që tharja të jetë e kompletuar. Pasi të jenë tharë plotësisht, i vendosni fetat në qese lecke dhe kurrë në qese plastike.
August 2012 012Para se t’i gatuani, kërpudhat i vendosni në ujë të të ngrohtë për 10 minuta dhe pastaj shtrydhini. I njëjti ujë, i filtruar, mund të përdoret për gatimin e tyre. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here