Si të bëni çokollatë të bardhë të karamelizuar

0
44

Të gjithë adhuruesit e çokollatës kur mendojnë për të, imagjinojnë vetëm atë të zezën. Por në fakt, çokollata e bardhë ka diçka të veçantë.

Ndoshta nuk ka në përbërje sasi të mëdha kakaoje, por përmban gjalpë kakaoje dhe shumë qumësht të cilat i japin shije të mrekullueshme. Për të gjithë skeptikët, ja një mënyrë se si të përfitoni maksimumin e kënaqësisë nga çokollata e bardhë…duke e karamelizuar atë.

Si ta përgatisni
Karamelizimi i çokollatës së bardhë është shumë e lehtë, e rëndësishme është të gjeni një produkt të cilësisë së mirë me të paktën 30 për qind gjalp kakaoje. Copat e çokollatës së bardhë vendosini në një tavë që nuk lejon ngjitjen, mund të jetë qelqi ose qeramikë. Futeni në furrë në temperaturë në 150 °C dhe përziejeni çdo 10 minuta, deri sa të shkrije dhe të marrë ngjyrën e gjalpit të kikirikut. Duhet të marrë ngjyrë të artë të thellë dhe për këtë, do të duhen rreth 30 minuta. Hiqeni nga furra, hidhni në të kripë detit në formë floku bore që ti jepni shije më komplekse.susan_nye_white_hot_chocolate

Si ta përdorni
Çokollata do të forcohet sapo të ftohet, por mund të shkrihet lehtësisht nëse do të doni ta përdorni për të përgatitur një çokollatë të ngrohtë ose biskota. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here