Si ta gatuajmë oktapodin

0
53

Oktapodi është një nga molusqet më të përdorshëm në kuzhinë, sidomos në rajonet mesdhetare. I shijshëm dhe me përdorim të gjerë, oktapodi është një molusk i thjeshtë për tu pastruar dhe gatuar.

Në treg mund ta gjesh të freskët dhe të ngrirë. Shoqërohet me perime si fasulja, domatet, patatet dhe është perfekt si antipastë apo pjatë e dytë.

Si ta gatuajmë oktapodin
Mund të gatuhet në mënyra të ndryshme. Më e zakonshmja është zierja për të përgatitur më pas sallata shumë të shijshme. Për të bërë këtë, duhet të përgatisim ujin e aromatizuar me qepë, dafinë, selino dhe karrota. Duhet të fusni oktapodin në ujë të ftohtë dhe ta lini të ziejë në zjarr të ngadaltë për një orë dhe më pas lëreni të ftohet në ujin e tij që të mos forcohet.
Për një përgatitje me pamje më të bukur, mund ti fusni 5-6 herë vetëm tentakulat e tij në ujë të nxehtë që të marrë forma të përdredhura. Ose mund ta fusni oktapodin të tërëni në ujë duke i limituar kohën e gatimit në 40 minuta.grilled_octopus (1)I zier me domate, ai bëhet një asortiment i shkëlqyer për pastat ose në grilë, me qepë dhe bimë aromatike, është një pjatë e shkëlqyer. Mishi i tij duhet të kriposet pas gatimit për të evituar forcimin, që i jep dhe atë përshtypjen e gomës në gojë.

Si ruhet oktapodi
Oktapodi i freskët dhe i pastruar konservohet në frigorifer për një ditë. Edhe mund të ngrihet; në këto raste duhet të pastrohet dhe të vendoset në qese që mbyllen heremetikisht. Mund të ruhet dhe për 2 muaj. Gjithashtu ky molusk mund të ruhet dhe i gatuar. Pasi ta keni lënë të ftohet, priteni në copa, vendoseni në një vazo të mbyllur me letër furre dhe vëreni në ngrirje. Sapo të ngrijë, futini copat në një qese për ushqime, mbylleni dhe vendoseni në ngrirje.

HowToCookOctopus_02//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here