Si stërvit dhe çfarë ha: Melania Trump ka zbuluar sekretet e bukurisë së vet!

0
689

DHEmë e thjeshtë është se sa keni menduar! Melania Tramp akoma është lajm kryesor në shumicën e medieve.

Atë që askush nuk mund ta mohojë është që Melania gjithmonë duket shkëlqyeshëm, ndërkaq revista GQ në një intervistë me të ka zbuluar disa sekrete të bukurisë së saj. Kur është fjala për linjën e përkryer trupore të Melanies, atë e arrin duke bartur pesha në leqe të këmbëve.

Në të vërtetë, kjo bukuroshe e gjatë 180 centimetra ka 57 kilogramë, ndërsa linjën e përkryer e mban ashtu që në shtëpinë e saj ecën me pesha në leqe të këmbëve, të cilat ecjen e transformojnë në aktivitet të mirë fizik. melania-trump

Veç kësaj, Melania kujdeset rigorozisht që çdo ditë të hajë shtatë pemë. Disa mediume thonë që ajo është e fiksuar me hidratimin e lëkurës, për ç’shkak edhe ka zhvilluar linjën e vet të produkteve, mirëpo nuk janë larg nga e vërteta.

Dama e parë e Amerikës kujdeset goxha shumë që lëkurën gjithmonë ta ketë të hidratuar. Për dukjen e saj meritë ka jeta e saj e qetë.Melania-Trump-13Edhe pse do të kishit menduar që në shtëpinë e saj organizohen ahengje të çmendura, dama e parë e Amerikës thotë që jeton jetë të qetë.

Nuk del në klube, ndërkaq daljet më të preferuara i bën në restorante rreth orës 22:00, më së voni në orën një pas mesnate është në shtëpi.

Ka mohuar thashethemet që gjoja i është nënshtruar operacioneve plastike dhe liftingut të fytyrës.

“Nuk kam bërë asgjë në fytyrë dhe në gjoks, jam plotësisht kundër botoksit dhe injeksioneve, sepse mendoj që janë të dëmshme për fytyrën dhe nervat. Do të plakem me dinjitet, sikur nëna ime”, ka thënë Melania. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here