Si pihen purotë – për fillestarë

0
27

Bashkë me zbulimin e Botës së Re, eksploruesi Kristofor Kolumbus poashtu zbuloi edhe një traditë të panjohur deri në atë kohë për Europianët. Traditë kjo e cila shpejt u përhap nëpër tërë Europën, e sidomos në qarqet më të larta.

Mendohet se njerëzit e parë të cilët kanë konsumuar duhan janë majanët e shekullit të 10të. Mu sikur verërat apo kokrrat e kafesë, edhe shija e puros varet nga vendi ku duhani rritet. Pirja e duhanit për shumëkë është qetësim dhe relaks. Gjithçka rreth shijimit të një puroje varet nga durimi. Ashtu siç djegia e puros është një proces i ngadaltë, pirja e saj duhet të bëhet ngadalë ngadalë.

Nëse dëshironi të pini cigare kualitative fillimisht sigurohuni që ajo është 100% duhan i pastër. Gjëja tjetër që duhet të zgjedhni është forma. Nëse jeni fillestar zgjidheni një puro të hollë dhe jo të trashë e të shkurtër.

Pasi ta keni puron në dorë, kontrollojeni nëse është kualitative. Shihni nëse ka gunga sado të vogla në sipërfaqë. A i ndryshon ngjyra në fund dhe në fillim? Ngase nëse ngjyra i ndërron atëherë puroja që keni në duar nuk është kualitative.cutting-a-corona-shaped-cigar-straight-cut-guillotine-partagas-cuban-habano

Format e purove: Cigaret puro në përgjithësi kanë dy forma: Parejo dhe Figurado. Cigaret Parejo kanë funde të drejta dhe kokë të rrumbullakët. Kurse ato Figurado janë të gjitha cigaret që nuk janë Parejo.

Purotë parejo kanë dy forma: Corona dhe Robusto. Kurse purotë Figurado kanë shumë forma: Torpedo, Piramidë, Perfecto, President, Belicoso dhe Calebra.where-to-cut-figurado-cigar-straight-cut

Një ndër gabimet më të mëdha që puro-pirësit fillestarë bëjnë është se prejnë fundin e gabuar të cigares. Në mënyrë që puroja t’ju shijojë më tepër duhet gjithsesi të preni kokën e duhur. Prejeni fundin me kujdes meqë nëse nuk keni kujdes mund të përfundoni duke shkatërruar puron para se ta shijoni. Vendi më i mirë për të prerë puron është aty ku mbështjellësi i cigares takohet me kapakun. Pozicionojeni mirë puron dhe prejeni shpejtë me prerës të mprehtë.

Ekzistojnë disa lloje prerësish dhe duhanpirësit i preferojnë ato ndryshe-ndryshe. Alaska Bear, për shembull, prodhojnë prerës shumë efikas, por kjo krejt varet nga zgjedhja juaj dhe cili lloj prerësish u përshtatet.Picture007

Tash, sa i përket ndezjes së cigares, duhet të përdorni shkrepëse dhe jo çibrit. Mbajeni puronë mbi flakën dhe jo drejtpërdrejtë. Kur ta thithni cigaren mos e qoni tymin në bark meqë purot përmbajnë sasi më të lartë të nikotinës së përqendruar. Mbajeni tymin për pak në gojë sa të shijoni shijen e purosë dhe më pas lëshojeni. Një puro e thithur ngadalë ngadalë mund të ju zgjasë deri në një orë. //dpz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here