Si e përjetojnë kafshët dhembjen

0
31

Secila specie shfaqë dhembjen në mënyra të ndryshme. Qentë mund të lehin dhe të ndryshojnë sjelljet. Po kafshët e tjera?

Për të trajtuar dhimbjen me efektivitet, ne duhet të jemi në gjendje ta masim atë, kështu, tashmë është iniciuar një përpjekje globale për të rritur ndërgjegjësimin rreth dhimbjes që kafshët ndjejnë dhe për ta kuptuar atë.dogg

Dhimbja është një përvojë komplekse duke përfshirë komponentët ndijorë dhe emocionalë; nuk ka të bëjë vetëm me atë sesi dhembja ndihet, por edhe se si të bën kjo të ndihesh.

Ne e dimë që dhe kafshët ndiejnë dhimbje fizike, por është e paqartë nëse dhimbjet emocionale që ne i ndjejmë, i ndjejnë edhe kafshët. Dhe nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë si mund t’i masim këto ndjenja?

Dhimbja tek kafshët
Natyra e dhembjes ndoshta është më komplekse tek kafshët. Ndjenja e dhembjes dhe proceset fizike prapa kësaj janë shumë të ngjashme tek gjitarët dhe njerëzit. Ka shumë ngjashmëri me sjelljet që shkakton dhembjeve tek të gjitha speciet, për shembull për shkak të dhembjes një kafshë ose një njeri mund të ndalojë të socializohet me njerëzit apo kafshët e tjera, mund të hajë më pak, etj.img

Disa aspekte të përjetimit të dhembjeve nuk janë të njëjta si tek njerëzit si tek kafshët. Psh. kafshët nuk mund ta tregojnë dhembjen verbalisht. Qentë mund të lehin dhe ne vërejmë ndryshim në sjelljet e tyre, por si do t’ia bënim për lepurin, macen, breshkën apo kalin? Kafshët mbështeten tek vëzhgimi i njerëzve për të njohur dhimbjen, për të vlerësuar ashpërsinë e saj dhe ndikimin

Debati mbi dhembjen që kafshët ndjejë ka marrë dhenë sidomos gjatë shekullit të 20të kur shkenctarët e kafshëve dhe veterinarët më në fund filluan ta kuptojnë dhembjen tek kafshët më mirë.

Tashmë ka edhe një iniciativë botërore për të ngritur vetëdijen rreth dhembjes tek kafshët në mënyrë që pronarët e kafshëve dhe veterinerët t’i kuptojnë më mirë kafshët dhe pacientët e tyre.//dpz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here