Shtatzëna kujdes, si shofer shpërqendroheni edhe nëse përdorni komandat me zë në veturë!

0
30

Pajisjet në veturat e reja të cilat ia mundësojnë shoferit pa i larguar duart nga timoni (përmes komandave me zë) të përgjigjen në telefon apo të aktivizojnë radion, nuk janë opsion i sigurt sipas studimeve të AAA Foundation for Traffic Safety.

Janë bërë dy studime dhe është parë se shoferit i nevojiten 27 sekonda për ta kthyer përqendrimin e plotë pasi që ka përdorur opsionin e telefonimit ose aktivizimin e radios pa i larguar duart nga timoni.

Nëse jeni duke vozitur 40 kilometra në orë, ju për 27 sekonda e kaloni distancën sa tri fusha të futbollit.

Për më tepër, sipas këtyre studimeve, ky shpërqendrim do të mbetet po kaq i gjatë edhe nëse e keni veturën qe një kohë të gjatë. Pra, nuk do të mësoheni me këto pajisje.

Studiuesit iu dhanë veturat personave që testoheshin dhe i lanë që t’i vozitnin për pesë ditë, por reagimi i tyre mbetej i njëjtë.

Nëse jeni shtatzënë vendosni rripin e sigurisë edhepse (çuditërisht) në Kosovë ligji nuk i obligon shtatzënat që ta vendosin.

Nëse doni të telefononi, ndalni veturën dhe flisni në telefon. Në këtë mënyrë ia shpëtoni jetën vetes tuaj, bebes, personave të dashur me të cilët jeni në veturë dhe dikujt tjetër që është jashtë veturës tuaj.

/Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.