Shtatë gratë që ndryshuan botën!

0
44

Këto femra tronditën themelet e vjetruara të sistemit të kohës dhe ndikuan në formësimin e botës së sotme. Këto janë femrat, pa të cilat bota nuk do të ishte njëlloj.

Këto janë femrat, pa të cilat bota nuk do të ishte njëlloj. Këto janë femrat që arritën majat në të gjitha fushat, si biznes, art, sport, kulturë shkencë dhe më tej. Ato lanë gjurmë në botë, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendonin prej dekadash, në disa raste edhe prej shekujsh.

1. Harriet Beecher Stowe, shkrimtare dhe aktiviste kundër skllavërisë. Autorja e bestsellerit amerikan, romanit të vitit 1852 “Kasollja e Xha Tomit”, ndihmoi të popullarizohej lëvizja antiskllavëri. Legjenda thotë se Abraham Lincoln e përshëndeti Beecher Stowe në Shtëpinë e Bardhë, duke i thënë: “Pra, ti je gruaja e vogël që shkroi librin që filloi këtë luftë të madhe”, duke iu referuar luftës civile. Romani i saj tregonte për jetën e një skllavi të quajtur Xhaxha Tomi dhe ishte libri i dytë më i shitur në Amerikën e shekullit të 19 pas Biblës.

2. Emmeline Pankhurst, aktiviste për të drejtën e votimit të grave. Është britanikja që themeloi Bashkimin Social dhe Politik të Grave, një grup i njohur për format ekstreme të protestës si lidhja e vetes në hekurudha dhe grevat e urisë. “Ne jemi këtu, jo sepse duam të thyejmë ligjin, por ne jemi këtu në përpjekje për të bërë ligjin”, tha ajo gjatë një gjyqi më 1908-n. Për fat të keq, Pankhurst nuk jetoi për ta parë ëndrrën e saj të realizohej, pasi vdiq tri javë përpara se të miratohej ligji, i cili u jepte grave të drejtë votimi të barabartë me burrat.

3. Anne Frank, shkrimtarja e ditarit të Holokaustit. “Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet, dikush mund ta ndalojë të përsëritet”, shkroi Anne Frank te “Ditari i një vajze të re”. Mençuria dhe urtësia e nxënëses hebreje 13-vjeçare, Anne Frank, e shkruar gjatë qëndrimit fshehur në Amsterdam në Luftën e Dytë Botërore, është një nga librat më të lexuar në botë me mbi 30 milionë kopje të shitura. Jeta e saj nën pushtimin gjerman, është një kujtim i fuqishëm, që është përkthyer në 67 gjuhë dhe është përshtatur si për film, ashtu edhe në teatër, ndërsa ajo vetë ka një muze. Frank vdiq në një kamp përqendrimi më 1945-n, disa javë përpara se kampi të çlirohej nga aleatët.

4. Simone de Beauvoir, filozofe dhe shkrimtare e “Seksit të dytë”. Libri i shitur në masë i Simone de Beauvoir shpesh shihet si një tekst shumë i rëndësishëm i filozofisë feministe. Filozofja franceze ekzistencialiste, i dha feminizmit një libër që u bë pikë referimi. Në të analizohej trajtimi dhe perceptimi i femrave nëpër histori dhe u quajt nga Vatikani si kundërthënës, ndaj u vu në Listën e Librave të Ndaluar. “I gjithë fiksioni krijon një gjendje lufte, e ky nuk bën përjashtim”, tha De Beauvoir, që së bashku me partnerin Jean Paul Sartre ishin mendimtarët më me influencë në shekullin e 20.

5. Rosalind Franklin, shkencëtarja që ndihmoi në kuptimin e ADN-së. Kontributi i saj në kuptimin e strukturës së ADN-së është bërë tanimë i njohur, por në kohën e atëhershme nuk mori njohje të plotë. Kimistja britanike pati rol kyç në kërkimin për zbulimin e strukturës së ADN-së. Fotografitë e saj me rreze x të spirales së dyfishtë, u përdorën nga shkencëtarët Francis Crick, James Watson dhe Maurice Wilkins, që më 1962-shin morën një çmim “Nobel” në fiziologji ose mjekësi për punën e tyre me modelin e ADN-së. Megjithatë, Franklin nuk e mori vetë çmimin, pasi vdiq prej kancerit në moshën 37-vjeçare.

6. Billie Jean King, legjenda e tenisit që fitoi 39 çmime. Amerikania King ishte një prej konkurrenteve më të mira që ka parë ndonjëherë Wimbledon, duke çuar në shtëpi 20 tituj. Por ajo është ndoshta e mirënjohur për një ndeshje të njohur si “beteja e sekseve” kundër Bobby Riggs më 1973-shin.

E talentuara 29-vjeçare King mundi 55-vjeçarin Riggs përpara një audience televizive prej 50 milionë shikuesish. Më vonë, ajo formoi Lidhjen e Tenisit për Femra dhe bëri fushatë për çmim të barabartë në para të lojtareve femra.

7. Wangari Maathai, themeloi Lëvizjen “Brezi i Gjelbër” në vitet 1970. “Kur mbjellim pemë, kemi mbjellë farat e paqes dhe shpresës”, tha fituesja e çmimit “Nobel” për paqen dhe ambientalistja Wangari Maathai. Aktivistja politike nga Kenia krijoi Lëvizjen e Brezit të Gjelbër më 1977-n si një përpjekje për të fuqizuar femrat në zonat rurale që raportuan se të mbjellat po u thaheshin, furnizimi me ushqim ishte më pak i sigurt dhe se atyre u duhej të ecnin më shumë se më parë për dru zjarri. Lëvizja është përhapur që atëherë në botë, duke bërë fushatë kundër ndryshimeve klimatike dhe duke iu bashkuar programit mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

/lajminet/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.