Shtatë gabimet tipike të dekorit të shtëpisë

0
235

Gabimi i parë: E teproni me bojëratekoruese Bojërat mund të jenë një shtesë e bukur në një sipërfaqe të caktuar, por të dini kur të ndaloni është gjëja e duhur. “Lyerja në mënyrë perfekte është elegante dhe shkëlqyese, por nëse e teproni, pamja do duket shumë vulgare,” thotë dizenjuesja Mary Douglas Drysdale.Gabimi-i-parëGabimi i dytë: Nuk i kushtoni rëndësi ndriçimit“ Nuk ka gjë më të keqe se sa dritat ndriçuese të cilat të bëjne të dukesh sikur je në skenë,” thotë dizenjuesi Barclay Butera. Ai rekomandon përdorimin e dritave të zbehta në çdo dhomë, përfshirë edhe banjën. “Ndriçimi nuk duhet të prishë pamjen. Është diçka jotërheqëse”, thotë ai.2-13

Gabimi i tretë: I vendosni qirinjtë bashkë Dizenjuesi Albert Hardley beson se një pamje e balancuar estetikisht arrihet kur qirinjtë shpërndahen nëpër shtëpi dhe nuk grupohen në të njëjtin vend. “Drita e qiririt, si zjarri, ka një tërheqje misterioze që përfshin ngrohtësinë dhe romancën. Për mua, është më tërheqëse kur drita e qirinjve shpërndahet në gjithë dhomën,” thotë ai.3-9Gabimi i katërt: I mbështesni mobilet pas murit“Habitem shpesh nga mënyra se si njerëzit i rregullojnë mobilet e shtëpisë. Divane të mëdhenj të cilët mbështeten pas murit, karriget që vendosen larg njëra-tjetrës,” thotë dizenjuesja Whitney Stuart. Ajo beson se përgjigjja e duhur është thjeshtësia. “Parimi kryesor duhet të jetë krijimi i intimitetit. Si mund të kesh një bisedë të mirë kur të duhet të bërtasësh që të të dëgjojnë në anën tjetër të dhomës? Unë imagjinoj sikur divani flet me karriget dhe karriget flasin me njëra-tjetrën,” thotë ajo.4-7

Gabimi i pestë: Injoroni proporcionet“Vendosja e abazhurëve të mëdhenj ngjitur me divanet është gjëja më e keqe,” thotë dizenjuesi David Kleinberg. “Mos u përpiqni të bëheni shumë kreativë. Mbajini gjërat e thjeshta”.5-4

Gabimi i gjashtë: I rregulloni jastëkët në mënyrën e gabuar Mos e bëni shumë formale pamjen e dhomës me jastëkë të fryrë më shumë se ç’duhet. Dizenjuesi Steven Sclaroff nuk jeton dot me jastëkë të rregulluar keq, shkruan revista class. “Ajo pamje nuk do të ishte asnjëherë normale për një jastëk,” thotë ai.6-2Gabimi i shtatë: Përdorni vetëm një dritë për ndriçimÇelësi për të pasur një ndriçim të mirë është vendosja e dritave apo llambave në largësi të ndryshme. “Mos u mjaftoni vetëm me një dritë, por përdorni disa lloje ndriçimesh dhe në largësi të ndryshme,” thotë dizenjuesi Alan Tanksley. “Dritat që japin një ndriçim të ngrohtë krijojnë intimitet.” /telegrafi/

7-1

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here