Shpageta integrale me kërpudha dhe pomodorini

0
1

Spaghettit integrale, kombinuar me pomodorinit, kërpudhat dhe avokadon, do i japin pjatës suaj, shijen që keni ëndërruar. Hap pas hapi, bëhet më e lehtë ta përgatisësh, falë recetës më poshtë.

Përbërësit:

  • spageti (integrale Garofalo)
  • vaj ulliri (ekstra i virgjër “Olitalia”)
  • avokado (të prerë në copa të vogla)
  • 100 gr kërpudha
  • 50 gr domate qershi (të prera përgjysmë)
  • salcë domatesh (Star)
  • kripë
  • piper
  • majdanoz

    Përgatitja:

  1. Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni për të zierë Garofalot nga “Teuta”.
  2. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni kërpudhat, avokadon, pomodorinit. Shtoni pak nga lëngu i makaronave dhe dy lugë gjelle salcë domatesh.
  3. Trazojini mirë dhe i marinoni me kripë, piper dhe majdanoz. Tani shtoni makaronat që zietë pak më parë.
  4. I përzieni mirë dhe shërbejini të ngrohta. Shijojeni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here