Shkencëtarët më në fund zbulojnë se në cilën moshë është më së miri të bëhesh nënë

0
234

A ekziston koha e duhur për t’u bërë nënë? Hulumtimet e fundit kanë treguar se shtatzënia pas moshës 35 vjeçe i ka përparësitë e saj.

Mosha mesatare e femrave që bëhen nënë për herë të parë po bëhet gjithnjë e më e lartë. Femrat ndihen më të sigurta në të tridhjetat dhe të dyzetat dhe kanë më shumë gjasa të kenë arritur më shumë në fushën e jetës private dhe në punë, transmeton koha.net.

Shtatzënia pas moshës 35-vjeçare konsiderohej dikur shumë e rrezikshme. Për fat të mirë, shkenca ka konfirmuar shumë përfitime nga shtatzënia e mëvonshme.

Janë kryer studime që kanë përfshirë 830 femra që kishin hyrë në menopauzë. Hulumtuesit e kanë testuar planifikimin, perceptimin vizual, kujtesën e të folurit, koncentrimin dhe aftësinë për ta mbajtur vëmendjen.

Femrat që kanë lindur për herë të parë pas moshës 24-vjeçare kanë pasur rezultate më të mira në testet e mprehtësisë mendore, zgjidhjen e problemeve dhe testet e aftësive gjuhësore krahasuar me femrat që kanë lindur ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeçare. Femrat që kanë lindur për herë të parë pas moshës 35-vjeçare kanë aftësi më të mira kognitive dhe kujtesë verbale.

Kjo është e lidhur me rritjen e estrogjeneve dhe progesteroneve gjatë shtatzënisë të cilat e kanë një ndikim të ndjeshëm në funksionin dhe strukturën e trurit, veçanërisht kur shtatzënia e parë ndodh në një moshë të mëvonshme.

Vendimi se kur do të bëheni nënë nuk është kurrë i lehtë. Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe, varësisht nga mosha juaj, ka më shumë ose më pak përfitime. Gjëja më e rëndësishme është që të kujdeseni për veten dhe fëmijën tuaj nën mbikëqyrjen profesionale të një mjeku gjatë shtatzënisë, në mënyrë që çdo gjë të shkojë pa probleme.

//koha/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.