Shkopinj me kripë, perfekte për të shoqëruar pijet tuaja!

0
50

A i kishit përgatitur ndonjëherë këta shkopinj të kripur? Tashmë është koha ti hidhni një sy recetës dhe ti realizoni nga duart tuaja… 

PërbërësitBB_rosemary_breadsticks_400x600

150 gr gjalpë në temperaturën e dhomës
100 gr vaj ulliri
1 lugë mustardë
2 vezë të mesme
250 gram qumësht
1 lugë pluhur pjekjeje
kripë
piper
300 gram djathë parmixhano
320 gram miell

Për salcën:
150 gr kos
½ lugë chilli
4-5 gjethe trumze
1 limon i grirë
1 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper

Përgatitja:
E ngrohim furrën në 180 ° C.  Në një tas hedhim gjalpë, vaj ulliri, mustardë dhe i përziejmë deri sa të perfitojmë një masë homogjene. Shtojmë  vezët, qumështin, pluhurin e pjekies dhe i përziejmë. Shtoni kripë, piper si dhe 200 gram djathë parmixhano dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar edhe miellin.

Brumin e bëjmë topa të vegjël rreth 20 gramë secili dhe u japim formën e shkopinjve rreth 20 cm secili. Në nje tavë ku kemi vendosur letër pjekjeje me parë vendosim shkopinjtë dhe nga lart u hedhim nga pak djathë parmixhano. I pjekim në furre per 15-20 minuta dhe i lejmë të ftohen përpara se ti servirim.

Për salcën, përziejmë të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.//shije/

Komento