Shishqebap me piperka shumëngjyrëshe

0
14

Shishqebapë të tillë, me piperka shumëngjyrëshe zorr se keni përgatitur. Koha për ti bërë dhe në fund të na “falenderoni”. 

Mësoni si:

Përgatitja:shishqebap

Shkopinj për shishqebap
400 gram mish derri tenderloin
95 ml verë e bardhë
50 ml vaj ulliri
1 spec jeshil
1 spec i verdhë
1 thelpi hudher
1 lugë gjelle rigon
1 qepë e kuqe

Përgatitja:

Shkopinjtë  i vendosim në një tavë me 70 ml verë të bardhë dhe i lëmë për 2 orë. Ne një mikser hedhim 50 ml vaj ulliri, 25 ml vere, hudhrën dhe i grijmë. Shtojmë një koncetrat pule dhe vazhdojmë proçesin e grirjes. Presim në copa të mëdha qepën dhe piperkat si dhe mishin e derrit. I vendosim në një tas dhe shtojmë masën që përgatitëm në mikser. I marinojmë në frigorifer për 1 orë.

Marrim shkopinjtë dhe kalojmë një copë mish, qepë, mish, piperkë e kuqe, mish e kështu me rradhë duke patur 5 copa mishi për një shishqebap. Në një tigan ose zgarë me shumë nxehtesi pjekim shishqebapet duke i rrotulluar nga të gjitha anët për një pjekje maksimale. Seviren në një pjatance me pite të pjekura si dhe për garnityrë kos ose salca të ndryshme./shije/

Komento