Shenjat e Horoskopit që i japin keq makinës

0
280

“Nëse e dini që është i shenjës “Peshore”, mos hipni në makinë!” Kjo fjali u mendua fillimisht si një shaka e një faqeje kanadeze në internet dhe që merret me studimet për siguracionet e automjeteve. Por kur anëtarët e kësaj kompani u thelluan në studime dhe morrën të dhënat u habitën. Vëtëm në 100 mijë shoferë të studiuar në 6 vjet “Peshorja” del të jetë më e keqja nga 11 shenjat tjera të horoskopit.

“Nuk prisja asgjë në fillim, por kur pash se si disa shenja veçoheshin në numër për dënimet e dhëna, e tjerat për aksidente, derisa disa ishin kombinim i të dyjave, mbeta e shokuar” – thotë Lee Romanov, presidente e faqes InsuranceHotline.com.

Sipas hulumtimeve të bëra “Peshoret” që kanë lindur në periudhën 23 shtator – 22 tetor, do të duhej të pasqyrojnë harmoni dhe ekuilibër. Por, kjo nuk vlen kur kapin timonin dhe shkelin gazin, sepse kjo shenjë kishte numrin më të madh të aksidenteve. Pas “Peshores” vinin “Ujori” dhe “Dashi”.

“Kur jeni në drejtimin e makinës duhet të jeni të gatshëm për të marrë vendime dhe në këtë drejtim “‘Peshoret” nuk janë të mira” – thotë Romanov.

Në krahun tjetër, shoferët më të mirë janë “Luani”, (ndonëse egoja dhe dëshira mbizotëron personalitetin e tyre), të pasuar nga “Binjakët” dhe “Gaforret”. Më shumë gjoba nga policia marrin “Peshqit”, pastaj “Dashi” dhe “Ujori”. “Binjakët”, “Shigjetarët” dhe “Virgjëreshat” kanë më pak gjoba.

Sa na takon neve, pavarësisht shenjës së horoskopit që keni ju japim vetëm një këshillë: “Respektoni rregullat e qarkullimit edhe nëse jeni “Luan” apo Virgjëreshë”.

//lapsi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.