Shëndeti dentar, 10 mënyra për mirëmbajtjen e dhëmbëve

0
244

1. Uleni konsumin e përditshëm të sheqernave dhe rrisni konsumin e perimeve dhe fibrave. Përtypja dhe pështyma ndihmojnë në largimin e mbetjeve ushqimore dhe neutralizimin e substancave acide që mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.

2. Përdorni ëmbëlsirat që nuk kanë shumë yndyrë dhe karbohidrate komplekse, siç janë zakonisht produktet e bëra në shtëpi.
dv1874012_XS

3. Shmangni ushqimet që përmbajnë sasi të madhe sheqeri dhe që kanë veti ngjitëse (të tilla janë karamelet).

4. Mos përdorni produkte të ëmbla për të lyer bukën apo biskotat (këtu përfshihen marmelata, çokokremi, mjalti).

5. Mos përdorni ushqime të pasura me karbohidrate dhe që mbahen gjatë në kavitetin oral (është fjala për karamelet që shkrihen ngadalë në gojë).

6. Gjithmonë prisni 25-30 minuta para se të lani dhëmbët pas ngrënies së ushqimeve të ëmbla dhe njëkohësisht acide (agrumet, lëngjet e frutave, marmelata, domatet). Në fakt, aciditeti e dobëson smaltin. Një këshillë: në mëngjes duhet të pini gjithmonë një gotë lëng portokalli, i cili ju bën shumë mirë, para qumështit ose çajit, varet çfarë përdorni zakonisht.

7. Përdorni substanca zëvendësuese të sheqerit në doza të vogla.

chewinggum_iStock_0000109918. Përtypni çamçakëz.

9. Kjo këshillë është për prindërit: pasi t’u japin fëmijëve ilaçet, kryesisht shurupet, t’ua shpëlajnë gojën me ujë.

10. Të paktën dy herë në vit duhet të bëni vizitë te mjeku stomatolog për të bërë një                                                                                                    kontroll, ose pastrim më                                                                                                      profesional. /doktoriim.com/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here