Si të bëjmë një revani

0
1

Nëse preferoni ëmbëlsirat me sherbet, ju sugjerojmë recetën ideale: Revani me arra.

Nuk ka nevojë për shumë përbërës dhe më e rëndësishja mund të përgatitet në pak kohë. Arrat gjithashtu i japin kësaj ëmbëlsire një shije shumë të veçantë.

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 3 filxhanë sheqer
  • 3 filxhanë kos
  • 5 filxhanë miell
  • 70 gram gjalpë i shkrirë
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • 1 gotë arra
  • 3 gota sheqer (për shërbetin)
  • 3 gota ujë (për shërbetin)
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Në një enë shtojmë vezët dhe sheqerin dhe i rrahim së bashku. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përziejmë duke krijuar një masë brumi si të kekut. Lyejmë me gjalp enën për pjekje dhe në të shtojmë brumin e përgatitur.

E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lëmë të piqet dersa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Ndërkohë, në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin për të përgatitur sherbetin. E lëmë të ziejë fillimisht derisa të vlojë, dhe më pas e ulim zjarrin duke e lënë për 15 minuta të tjera. Në të shtojmë 3 pika lëng limoni.

Largojeni revaninë nga zjarri dhe shtojini në të shërbetin e vakët, të larguar më parë nga zjarri.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here