Sëmundja e puthjes, si ta shërojmë

0
49

Mononukleoza infektive (mono) është quajtur shpesh edhe sëmundja e puthjes.

Virusi që shkakton monon transmetohet përmes pështymës, kështu që ju mund ta merrni atë përmes puthjes, por gjithashtu edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me një të sëmurë.

Doktori juaj mund të dyshojë për mono bazuar në simptomat që keni, sa kanë zgjatur dhe nga ekzaminimi fizik. Në fund, mund t’ju kërkojë të bëni analizat e gjakut.

Trajtimi me ilaçe
Nuk ka një trajtim specifik për të kuruar mononukleozën. Antibiotikët nuk funksionojnë në këtë rast. Trajtimi përfshin pushim në krevat dhe pirjen e shumë lëngjeve.

Trajtimi i infeksioneve dytësore: Ndodh që një infeksion me bazë streptokoku shoqëron dhimbjen e fytit tek mono. Gjithashtu mund të zhvillohet një infeksion i sinuseve ose një infeksion i bajameve. Në këtë rast nevojitet trajtim me antibiotikë.

Problemi me disa ilaçe: amoksicilina dhe penicilina nuk rekomandohen për njerëzit me mono. Në fakt, disa njerëz me mono që kanë përdorur ilaçe të tilla, mund të kenë pasur skuqje të lëkurës. Kjo skuqje, gjithsesi, nuk nënkupton domosdoshmërisht alergji nga antibiotiku. Nëse është e nevojshme, antibiotikë të tjerë që nuk shkaktojnë skuqje, mund të përdoren për të kuruar infeksionet që shoqërojnë monon.

Kortikosteroidet: për të lehtësuar simptomat, si përcjellja me vështirësi dhe bajamet, doktori mund t’ju thotë të merrni mjekim me bazë kortikosteroidi.

Trajtimi në shtëpi
Përveç regjimit në shtrat, ka edhe disa hapa për të ndihmuar në shërimin e monos.

Pini shumë ujë dhe lëngje: lëngjet ndihmojnë në lehtësimin e etheve, dhimbjeve të fytit dhe parandalojnë dehidratimin.

Përdorni qetësuesit e dhimbjeve: Qetësues si ibuprofeni janë të nevojshëm. Këto ilaçe nuk kanë veti antivirale. Merrini vetëm në rast të dhimbjeve ose etheve. Përdorni me kujdes aspirinën tek fëmijët dhe adoleshentët. Edhe pse aspirina mund të përdoret tek fëmijët mbi dy vjeç, nuk është e këshillueshme që ajo të përdoret tek fëmijë që kanë simptoma të gripit apo lisë së dhenve.

Kjo sepse aspirina është e lidhur me sindromën Reye, një sindromë e rrallë për kërcënuese për jetën e fëmijëve. Gargarë me ujë me kripë: bëjeni këtë disa herë gjatë ditës për të lehtësuar problemet e fytit.Kissing-dashing-and-hot-couple-in-love-wallpapersPrisni pak para se t’u ktheheni aktiviteteve
Shumë shenja të monos largohen brenda pak javësh, por do të duhen 2-3 muaj që ju të ndiheni tamam mirë. Sa më shumë pushoni, aq më shpejt do të shëroheni. Rikthimi në aktivitetet normale më herë seç duhet rrit rrezikun e rikthimit të sëmundjes.

Për të shmangur problemet me shpretkën, prisni të paktën një muaj para se t’u ktheheni aktiviteteve të rënda si ngritja e peshave, sporteve apo punëve të shtëpisë. Pyesni gjithnjë mjekun tuaj se kur mund t’i ktheheni aktiviteteve tuaja normale.

Parandalimi
Mono përhapet përmes pështymës. Nëse jeni i infektuar, mund ta parandaloni përhapjen tek të tjerët duke mos i puthur ata, duke mos ndarë ushqimet, pjatat, gotat dhe gjërat e tjera të përdorimit të përditshëm për të paktën disa ditë pasi t’ju jetë ulur temperatura.

Virusi Epstein-Barr që shkakton këtë sëmundje, qëndron në pështymë për shumë muaj pas infektimit. Për të nuk ka asnjë vaksinë. / Shëndeti/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.