Sanduiçi i Kupidit që duhet të përgatisni për një Shën Valentin “të nxehtë”

0
35

Është muaji shkurt. Dita e Shën Valentinit po afron. Edhe pse nuk keni ndonjë buxhet të madh për të shpenzuar për Shën Valentin, do të donit që të bënit diçka të veçantë. Çfarë po mendoni?

Të dilni jashtë për të festuar në një restorant, do të ishte diçka e mirë, një ide shumë e bukur. Por ka plot alternativa të tjera që mund t’ua bëjnë një ditë speciale, pa e komplikuar shumë dhe pa shumë shpenzime. Madje, mendohuni mirë nëse doni ta festoni. Ndoshta edhe partneri juaj nuk ka ndonjë dëshirë të madhe për të shpenzuar.saint

Bëni një nder vetes dhe në një kuti në formë zemre për çokollata mund të fusni sanduiçin e Kupidit. Është ideal për ta dhuruar në Ditën e Shën Valentinit. Po, vërtet!

Ky është trendi i fundit në Santa Monika. Ky sanduiç nuk kushton shumë dhe ka një lloj të veçantë djathi, i quajtur “Unicorn”, i pjekur në skarë. Ai është një përzierje e djathit ‘provolone’, ‘asiago’ dhe ‘fontina’, me ngjyra të rubinit të kuq dhe rozë, që bën një sanduiç perfekt. Të gjithë adoleshentët e dashuruar e kërkojnë këtë sanduiç. Kjo është mënyra më e mirë që ato pak para t’i përdorni për diçka tjetër.

Edhe ju mund të përgatisni sanduiçin e preferuar të të dashurit tuaj dhe ta paketoni bukur këtë 14 shkurt, apo një gatim që ai e ka për zemër. Do ta lumturoni më shumë se çdo dhuratë tjetër, sepse siç thotë ajo fjala e popullit “dashuria kalon nga stomaku”.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here