Sallatë me patate dhe kastravecë

0
394

Sallata me patate dhe kastravecë mund të përgatitet edhe shumë kohë para se të shërbehet dhe të ruhet në frigoriofer. Është një kontorno e mirë që mund të shoqërojë mishin dhe vaktet tuaja.

Përbërësit:

  • 1 kastravec
  • 1 qepë e kuqe
  • 6 domate qershi
  • 80 gr djathë i bardhë
  • ullinj të zinj (pa bërthamë)
  • 800 gr patate (të vogla)
  • 6 lugë vaj ulliri
  • 3 lugë ujë (i ngrohtë)
  • 3 lugë lëng limoni
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë mustardë
  • rigon
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

  • Lani patatet, futini në një enë me ujë të ftohtë të kriposur dhe vërini në zierje për rreth 30-35 minuta.
  • Hiqini nga zjarri, qërojini dhe pasi të ftohen pritini në feta rrethore me trashësi rreth 1 cm.
  • Lani mirë kastravecin dhe pa e qëruar priteni në fillim së gjati dhe pastaj në gjysmë rrathë.
  • Qepën grijeni në feta shumë të holla rrethore.
  • Futni në mikser të gjithë përbërësit e dresingut bashkë me thelpinë e hudhrës së qëruar dhe miksojini derisa të bëhen pure.
  • Hidhni në një tas sallate patatet dhe kastravecët. Hidhuni përsipër domatet qershi (ose të tharat), qepën e kuqe, ullinjtë e zinj.
  • Rregullojini me dresingun që keni përgatitur duke u kujdesur që ta shpërndani mirë. Në fund thërrmojini djathin e bardhë dhe hidhini rigon.
  • Mund ta shërbeni menjëherë ose ta ruani në frigorifer derisa të vijë koha për të shtruar tryezën.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.